Instituti i shëndetit publik regjistroi sot 14 pacientë të shëruar, prej të cilëve 3 në Shkup dhe 11 në Tetovë, si dhe 16 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi tre viktima të reja si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 314 testime.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnistikuar me COVID-19 arriti në 2014, numri i të shëruarve në 1 453, ndërsa numri i viktimave në 116.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 25 841 testime për COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb