Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare në Durrës ka referuar materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se ky shtetas u ka marrë një shumë parash, shtetasve J. K., 55 vjeç, banues në Durrës dhe N. Sh., 62 vjeç, banues në Shkodër, duke i mashtruar se do t’iu jepte një apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb