GJERMANI

Supersfida e Bundesligës është zhbllokuar me një supergol në fund të pjesës së parë nga Joshua Kimmich. Në aksion e sipër gjermani 25- vjeçar suprizoi portierin e verdhezinjve me një panenka nga jashtë zona.

Kur pritej që Kimmich të dërgonte një top të fortë drejt portës ai me klas e hodhi sipër kokës së portierit Burki. Ndeshja luhet në stadiumin e boshatisur prej pandemisë “Singal Iduna Park’ teksa Bayern kryeson Bundesligën i ndjekur nga Borussia me 3 pikë më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb