Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk beson se ndryshimet në Kod nëse do të realizoheshin, do të favorizonin njërën palë, apo anasjelltas.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Celibashi theksoi se nëse arrihej marrëveshja për reformën, kjo do kishte një impakt politik të opozitës.

“Pavarësisht rezultatit, në pikëpamje teknike, të të ashtuquajturës Reformë Zgjedhore, edhe nëse gjërat janë kështu, nuk besoj se kjo situatë, do t’i siguronte një avantazh më shumë se sa e ka maxhorancës dhe do dëmtonte interesat e opozitës. Nga pikëpamja politike, mund të perceptohet tek elektorati si avantazh. Nuk është se ndryshimet e kërkuara asaj (opozitës) nuk i sigurojnë shumë. Nëse ky kod zgjedhor nuk do të ketë amendim, nuk mendoj se rezultati do të jetë përcaktues. E gjithë çështja është politike. Nuk mendoj se kjo është situatë më e mirë për njërën dhe e keqe për tjetrën. Mendoj se për opozitën do të kishte një lloj qetësie më e madhe për pjesëmarrje në zgjedhje. Nuk mendoj se impatki do ishte kaq i madh. Kjo vlen dhe për maxhorancën.”, tha Celibashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb