Rreth 1,88 milionë qytetarë amerikanë plotësuan këtë javë kërkesa për ndihmë shtetërore në SHBA, njoftoi Departamenti i Punës, duke treguar një ritëm të ngadaltë të humbjes së vendeve të punës.
Kjo shifër ishte në përputhje me pritshmëritë e Wall Street-it dhe shënon herën e parë që nga muaji mars që bie nën 2 milionë.
Megjithatë, shifra tregon për papunësi të vazhdueshme, pasi koronavirusi dhe izolimet kanë dëmtuar tregun e punës.
Tregu i aksioneve, që ka ecur përpara me vrull të fortë, duket gjithmonë e më i shkëputur nga ekonomia e gjerë.
