Autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë raportuar se në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 65 viktima nga COVID-19, dhe numri në total i jetëve të humbura ka shkuar në 33,964 persona.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan 280 raste të reja, duke arritur në 235 278 numri total i të prekurve.
Sipas të dhënve të publikuara, 747 persona kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 166 584 njerëz.