Koronavirusi po përhapet frikshëm në vend, ku ka një zgjerim të hartës thuajse në të gjitha qytetet. Së fundi, ka rezultuar pozitive një 70-vjeçare nga Fieri.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se e moshuara ka qenë e shtruar dy ditë në QSUT, ku ka marrë shërbimin e kimioterapisë. Pas trajtimit në QSUT, ajo është kthyer në shtëpinë e saj, në Dukas Çoban, në Patos.

70-vjeçarja jeton me tetë familjarë të tjerë, të cilëve po iu merret tamponi. Ndërkohë, nuses së djalit, që i ka shërbyer të moshuarës, i është marrë tamponi i parë, i cili fatmirësisht ka dalë negativë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb