Koronavirusi po arrin shifrën e 8 milionë të infektuarve në të gjithë botën teksa momentalisht statistikat shënojnë 7 milionë e 919 mijë e 588.

Por mbi 50% e të infektuarve që janë regjistruar gjatë pandemisë prej fillimit të saj e deri më sot, 4 milionë rezultojnë të shëruar.

Ndërkohë 433 mijë viktima është bilanci tragjik në humbje jetësh që ka shënuar deri më sot koronavirusi.

Nga të infektuarit rreth 25% janë vetëm në SHBA, ndjekur nga Brazili dhe Rusia me Indinë. Kurse për viktima pas SHBA dhe Brazilit ndjekin Britania me Italinë.

Ditën e sotme më shumë viktima nga vendet më të prekura ka shënuar India deri më tani me 119, kurse më pak Brazili, vetëm 11 nga COVID-19.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb