Në protestën e lajmëruar nga “Djemtë e Labërisë” ishte edhe aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni që shprehu indinjatën që policia nuk i lejoi të tubonin para Konsullatës greke.
Ajo tha se shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk gëzojnë të drejtat e ture në Greqi, ndërsa zbuloi se vetë ajo ishte shpallur non grata vetëm se kishte zbuluar varrin e Papa Kristo Negovanit.
Jorgoni shtoi ndër të tjera se është e pambrojtur nga shteti shqiptar.
“Jemi këtu për të protestuar për të drejtat tona shqiptare. Në shtetin tonë ne nuk mundemi të protestojmë, policia ka urdhër nga greku që të na ndalojë. Kërkojmë të largohet konsulli i Greqisë në Gjirokastër, konsdullata është një vatër nepërkash dhe gjarpërinjsh që punon për grekun.
Unë jam non grata në Greqi se gjeta varrin e Papa Kristo Negovanit. Jam Elida Jorgoni, nga rrethinat e Janinës brez pas brezi shqiptarë. Jam e bija e Nikollës, jam shqiptare dhe jo greke. Kam lindur në Korcën Shqiptare dhe e shpall këtë botërisht. Ndaj protestoj që të kem të drejta në shtetin tim”,- tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)
