Italia shënon një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19 duke shënuar 201 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit.

Në krahasim me një ditë më parë, ka rreth 20 të infektuar më shumë, po ashtu edhe 9 viktima më tepër.

Ndërkohë bilanci total i viktimave ka shkuar në 34 mijë e 818 kurse raste aktive mbeten ende 15 mijë.

Italia është një prej vendeve europiane që u godit më shumë nga pandemia, por tashmë cilësohet jo më një vend i rrezikshëm për shkak të uljes së infeksionit në shkallë kombëtare, madje disa rajone janë ‘pastruar’ plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb