Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka ngritur shqetësimin se jashtë Kryesisë së Kuvendit deputetëve u vendosen gjoba në makina për parkim të makinës.
Ruçi menjëherë i ka ndërprerë fjalën dhe i ka thënë se fjalën e mori për procedurë dhe procedurë nuk është se ku do pargojë makinën Alimadhi.
Më tej Alimadhi me ironi i ka thënë Ruçit se ai është perëndia e zotit.
DEBATI NE KUVEND
ADRIATIK ALIMADHI: Ngre një shqetësim që nuk merr zgjedhje pasi kemi marrë gjoba nga punonjësit e Policisë këtu jashtë tek Kryesia e Kuvendit.
GRAMOZ RUÇI: Shumë keq që ne të merremi këtu me parkimin e makinave. Meqë s’ke nevojë ulu. Ulu aty ulu, s’është procedurë ku do parkosh ti makinën. E ke marrë për procedurë por po merresh me makinë.
ADRIATIK ALIMADHI: Ju jeni perëndia e zotit. Si ulu.
(BalkanWeb)