Një aksident është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhe-Shkodër në afërsi të fshatit Balldren.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se një automjet është përplasur me një motor, ku për pasoje ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij të fundit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Rajonal të Lezhës. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
(BalkanWeb)