KMSH njofton gjithë besimtarët myslimanë se Kurban Bajrami këtë vit do të falet nëpër xhami sipas protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.

Në një njoftim në rrjete sociale, theksohet se ceremonia qëndrore do të mbahet në praninë e kreut të KMSH, Bujar Spahiu një xhaminë e ”Kokonozit” tek Pazari i Ri në Tiranë.

Më tej namazi do të falet nëpër xhamitë përkatëse dhe KMSH ka publikuar edhe masat që duhet të ndjekun besimtarët myslima.ë

NJOFTIMI NGA KMSH
Njoftim mbi faljen e Kurban Bajramit

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.

– 06:30 – Falja e Namazit
– 06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

Luten të gjithë besimtarët të respektojnë masat e mëposhtme të sigurisë;

• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
• Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme të sigurisë për faljen e namazit të Kurban Bajramit nëpër xhami duke respektuar të njëjtin protokoll.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë shqiptarëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb