Më shumë se 10.000 hektarë tokë në jugperëndim të Kinës “u pushtuan” nga karkalecat.

Rreth 10.380 hektarë tokë në zonën Yunnan është nën pushtimin e karkalecave, lajmërojnë mediat lokale.

Më tej theksohet se temperatura e ajrit tërheq karkalecat në rajon, ndërsa autoritetet lokale intervenuan me mjete fluturake pa pilot, duke spërkatur zonën me pesticide biologjike dhe kimike.

Rreth 80.000 persona u mobilizuan për luftën me karkalecat.

Midis 40 dhe 80 milionë karkaleca në një kilometër katror mund të kalojnë 150 kilometra çdo ditë dhe të konsumojnë ushqim të mjaftueshëm për 35.000 njerëz.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb