Trajneri i Dormumd, Edin Terzic doli në konferencë para ndeshjes gjysmëfinale të Champions ndaj PSG.

“Ne i njohim kundërshtarët tanë, u përballëm me ta në fazën e grupeve. Ne kemi parë tashmë një lojë këtu që është dukshëm e ndryshme nga ajo në Paris kur humbëm për shkak të një vendimi fatkeq të arbitrit. Në ndeshjen e dytë, në Dortmund, situata ishte ndryshe: një ndeshje shumë e hapur, në të cilën ishim më afër fitores. Ne kemi nxjerrë tashmë përfundimet e duhura. Ata kanë një trajner me cilësi të jashtëzakonshme,  Luis Enrique dhe projekti i tyre është i ndërtuar për të ftiuar Champions për 10 vjet. Aktualisht janë në kulmin e formës, ndaj do të jetë një sfidë e vështirë. E mira e kësaj lloj ndeshjeje është se mund të fitohet. Ne e besojmë, do të përpiqemi të bëjmë dëm me armët tona”.

Mbappé: “Ne shpesh pyesim veten se si ta ndalojmë atë, por nëse fokusohesh vetëm tek ai, të tjerët mund të lëndojnë në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Synimi është të krijojmë një avantazh të vogël përpara ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 apo 2 lojtarë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb