Kukësi, Teuta dhe Laçi, tre ekipet pjesëmarrëse në Europa League, kanë mësuar rivalët e tyre në turin e parë kualifikueses. Nën kampionët në fuqi, Kukësi i Skënder Gegës do të përballet me Slavia e Sofjes, një skuadër e njohur bullgare.
Për fat të mirë, verilindorët do të luaj si pritës, sfidë e cila do të zhvillohet më 27 gusht në stadiumin “Air Albania”.
Teuta, fitues i Kupës së Shqipërisë, do të përballet me izraelitet e Beitar Jerusalem, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” më 27 gusht.
Nga të tre ekipet shqiptarë pjesëmarrëse në Europa League, vetëm Laçi do të luaj në transfertë, goglat i rezervuan Kesla, ekip nga Azerbajxhani.
(BalkanWeb)