Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e PD, Tritan Shehu ka komentuar dyfishimin e testimeve në 24 orët e fundit nga autoritetet.

Shehu thotë se testimet kanë kapërcyer si me urdhër vetëm 24 orë pasi PD e ngriti si shqetësim, por përsëri për ish- ministrin, Shqipëria është larg numrit minimal të testimeve publike.

Sipas Shehut, Shqipërisë i duhen 2500 në ditë ndërkohë e cilëson si pozitiv reagimin e shpejtë të Ministrisë së Shëndetësisë duke vërejtur se me dyfishimin e testimeve është ulur pozitiviteti i COVID-19.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Testimet “kercejne” si me urdher!?
Dje raportohet per 932 teste PCR ne vend nga te cilet 155 pozitive, pra me nje pozitivitet reth 18 %!!!!!
Kjo ndodhi vetem 12 ore mbasi ne ngritem problemin e vetem 501 testeve te henen, shifer kjo e konstatuar me pak variacione ne vazhdim prej javesh e me nje pozitivitet shume te larte qe gjithmone ka variuar 22-24%, gje qe na detyroi te shprehemi se keshtu nuk kemi te bejme me testim te vertete e konkluzione reale prej tij.
Cuditerisht menjehere ritet numri i testeve e ulet ndjeshem perqindja e pozitivitetit te tyre.
Mua me vjen mire qe Ministria reagoi kaq shpejt “pozitivisht”, por nuk mund te mos pyes:
—Kur e kishit kaq te lehte te shtonit testet me reth 45% pse nuk e bete me pare, por menjehere mbas kritikes?
—Si e shpjegoni renien e pozitivitetit ne 24 ore prej 24% ne 18%, cfare ndryshoi ne metodiken tuaj pervec rritjes se numrit te testeve?
Mos valle keni llogaritur edhe testet e bera tek jo publiku pa indikacione mjekesore por administrative, sic i cilesoni ju!’
Ne fakt e gjithe kjo me duket shume artificiale e me kujton ate “kurbe” te cuditeshme te muajve shkurt-maj, qe ndryshonte me disa here nga dita ne dite sikur dikush e “levizte me nje cels poshte tavolines”.
Sidoqofte jeni akoma larg numrit minimal te testimeve publike prej 2500 ne dite, qe kerkon gjendja jone epidemiologjike, mos haroni as serologjiket!


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb