VELIPOJA

Gazetari Senad Nikshiqi ka zbuluar për BalkanWeb detaje nga mbytja e vajzës 17- vjeçare në Velipojë.

Mësohet se dyshimet kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det.
25- vjeçari i cili kishte ardhur nga Anglia për pushime la sipas Policisë motorin e ujit në det bashkë me vajzën, dhe po notonte fshehtazi për të ikur.

Ai është pikasur nga pronarët e motorit të ujit që e kanë pyetur se ku ishte vajza dhe motori. Indrit Bajraktari u ka thënë se vajzën e kishte lënë në breg dhe e mori xhaxhai i saj. Tashmë pritet të dalë autopsia, për të parë nëse 17- vjeçarja është mbytur në det apo u godit nga motori dhe mori plagë në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb