Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve policore, dyshohet se drejtuesi i motomjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb