Një 9-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur aksidentalisht, teksa lahej në lumin Shkumbin.
Policia thotë se i mituri është nga fshati Kurtaj i Peqinit
Peqin/Informacion paraprak
Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.
Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.