Partia Agrare Ambientaliste ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të bashkohen në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të votojnë kandidatët shqiptarë.
Sipas PAA, këta kandidatë angazhohen për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Mal të Zi.
Ndërkohë partia e udhëhequr nga Agron Duka i bën apel shqiptarëve për thirrjet në mbështetje të Gjukanoviç, duke theksuar se përuljet për të votuar një individ janë me mentalitet autoritar dhe jodemkratik.
DEKLARATA E PAA
ZYRA E SHTYPIT
Deklaratë për mediat
Partia Agrare Ambientaliste: Deklaratë për zgjedhjet në Mal të Zi
PAA u bën thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan.
Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi.
Të drejtat e shqiptarëve duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Copenhagenit dhe të standarteve më të mira të demokracive funksionale.
Përlutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian.
Kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet ti cënojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale.
(BalkanWeb)