TIRANË

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion zyrtar kryeministrit Edi Ramë, lidhur me çështjen e kufirit detar, pas deklaratave të Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje në detin shqiptar.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se presidenti kërkon informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi këtë çështje, që ka ngjallur mjaft debat.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit kërkon të dijë edhe çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb