TIRANE
Këngëtarja Enca Haxhia u largua nga zhurma e Tiranës, për të pushuar disa ditë në një resort luksoz në Belek, Turqi. Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat më shumë rreth përditshmërisë së saj, e nuk kishin si të mungonin dhe postimet gjatë pushimeve.
Mirëpo, në postime ajo shfaqej gjithmonë vetëm, duke shtuar kuriozitetin e fansave për personin që e shoqëronte. Prandaj Enca me anë të një postimi në ‘Instastory’ i është drejtuar me një emoj kllouni personave që mendojnë se ajo po i kalon pushimet vetëm.