Me ardhjen e shtatorit, partitë politike po përgatiten të nisin garën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por cilat janë prioritetet e klasës politike shqiptare në këtë sezon të ri?
Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, prioriteti i politikës duhet të jetë mbledhja e këshillit politik dhe dhënia zgjidhje e çështjeve që palët duhet të dakordësojnë.
Sipas Krasniqit, interesi i Partisë Socialiste, sa i përket Këshillit Politik, është që ai të zgjasë sa më shumë, në mënyrë që opozita të jetë e bllokuar, ndërsa vetë PD e aleatët e saj, kanë interes ta mbyllin këtë proces sa më shpejt dhe të përqendrojnë vëmendjen tek fushata elektorale.
Drejtori i Institutit të Studimeve Politike thotë se qeveria socialiste përgjatë 1 viti nuk ka bërë asnjë reformë, edhe pse i ka të gjitha pushtetet vetë.
Ndërsa sfida e Partisë Demokratike, sipas Afrim Krasniqit duhet të jetë krijimi i një imazhi të ri te PD, në mënyrë që të fitojnë besimin e të pakënaqurve.