GREQIA
Greqia regjistron 268 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo shënon një rritje krahasuar me një ditë më parë, por përsëri shumica e rasteve vijnë nga Athina.
Plot 197 raste ishin vetëm në rajonin e Atikës, teksa Janina si qytet i dytë me më shumë të infektuar kishte 12. Selaniku shënoi rekord pozitiv me 4 raste të reja.
Ndërkohë pavarësisht masave lokale të marra për Athinën, nuk po jepen rezultatet e pritshme, por qeveria s’ka përjashtuar mundësinë e një ”Lock-Down” të dytë vetëm për kryeqytetin.
Ndërkohë sot pati gjithashtu dhe 4 viktima në Greqi nga COVID-19.
(BalkanWeb)