Konstantinos Floros, i cili goditi me grusht deputetin grek të Zgjidhjes Helene, Vassilis Grammenos brenda Kuvendit, u lirua me një kusht kufizues pas kërkimit të faljes.

Konkretisht i është vënë kushti që të mos i afrohet më shumë se 50 metra Vassilis Grammenos. Në deklaratat që ka bërë pas daljes nga gjykatat e Evelpidonit, ish-anëtari i spartanëve u shpreh: “Në atë moment i shtyrë nga emocionet, mendova se bëra gjënë e duhur. Megjithatë, për shkak se mbart edhe një cilësi shumë të rëndësishme, atë të një deputeti grek, kam bërë një gabim absolut, kjo sjellje nuk është e përshtatshme në ambientet e parlamentit. Nuk është shembull për një parlamentar grek”.

Nga ana e saj, avokatja e Konstantinos Floros theksoi se “drejtësia penale di të vlerësojë faktet dhe t’i shkojë deri në fund çështjes. Në një qasje njerëzore, zonja hetuese dhe zonja prokurore i kanë vënë në dukje se një sjellje e tillë nuk është e pritshme nga një deputet grek. Ai e ka kuptuar që në momentin e parë se një sjellje e tillë nuk i ka hije një deputeti”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb