TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit një lajm të hidhur për humbjen e mikut Hekuran Doko për shkak të pasojave nga koronavirusi.

Kreu i Shtetit shprehet me dhimbje për humbjen e tij, teksa e cilëson një bashkëpunëtor në kohë të vështira që kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga kjo miqësi.

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.
Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.
U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!
COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shprehet Meta.

Meta Fb
Meta Fb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: