Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” News24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar akuzat e forta të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Lala theksoi se ka pasur përplasje brenda grupit të prokurorëve për rastin e Ilir Metës. Sipas saj, Meta kupton se në ç’drejtim po shkojnë hetimet për të, sa herë që thirret në SPAK një individ pranë tij.

Klodiana Lala: Nuk e kam dëgjuar zotin Meta në asnjë moment të thotë që prokurori i çështjes zoti Sotir Kllapi po ngre një akuzë. Drejtuesi i Prokurorisë është një individ, që në thelb nuk ka asnjë mekanizëm në dorë, përveç se udhëzimeve jodetyruese. Që do të thotë që në momentin që nuk bie dakord me një prokuror të caktuar për çështjen në fjalë bën një udhëzim jodetyrues dhe ky udhëzim jodetyrues shqyrtohet nga gjykata në raport me vendimin e prokurorit. Një udhëzim jo detyrues z Dumani e ka bërë në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë z Ilir Beqaj. Kur prokurori i çështjes vendosi të mos kishte një masë sigurie për Beqajn, Dumani kishte një qëndrim të ndryshëm.

Mesa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e zotit Meta. Sa duket ka pasur përplasje të fortë brenda grupit të prokurorëve për rastin e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi. Në këtë aspekt, Meta e ka gjuhën e ashpër ndaj z Dumani për shkak të qëndrimit të z Dumani si drejtues i Prokurorisë në raport me çështjen e tij. Unë jam kundër anatenimit të prokurorëve, sepse prokurori ngre akuzë, por akuzën e shqyrton GJKKO. Nuk mendoj se Meta ka spiunë te GJKKO. Sa herë që pyeten njerëz pranë tij, ai kupton pse po hetohet. Thelbi i hetimit ndaj Metës është pasuria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb