TIRANË

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka publikuar një video të humoristit të ndjerë, artistit të merituar Aleko Prodani për komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash. Paloka e krahason kryeministrin me një berber që sipas tij po shet lesh për të gjithë deri më 25 prill.

“Plasi leshi sheshit nga qeveria e leshit!
Këtë vit prodhimi i leshit pritet të plotësojë nevojat e gjithë qytetarëve. Lesh për të gjithë deri më 25 prill.
Ky leshi ka vetëm një të keqe, vjen erë, sepse dhitë që kërkon të qethë Kryeberberi janë zgjebosur me kohë! Prandaj kujdes miq se Berberi kërkon t’ju shesë lesh me zor…
P.s
Ndjesë të gjithë berberëve për krahasimin”, shkruan Paloka.

Paloka Fb
Paloka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb