Një punonjëse në bashkinë Skrapar ka rezultuar pozitive me koronavirus. Punonjësja e bashkisë ka qenë në punë deri në momentin që ka kryer tamponin pasi nuk kishte asnjë shenjë dalluese infektimi por ishte kontakt i afërt me rastet e mëparshme të infektuara brenda Spitalit të Skraparit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se pozitive me SarsCov-2 ka rezultuar edhe një edukatore kopshti në Skrapar dhe kjo ka shtuar frikën mes stafit të kopshtit dhe fëmijëve. Drejtoria e Higjienës ka kryer pasditen e sotme dezinfektimin e kopshtit dhe mbylljen e grupit ku rezultoi e infektuar edukatorja.
Dezinfektimi është kryer edhe brenda ambienteve të bashkisë Skrapar ku është kryer edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të punonjëses së infektuar si dhe janë tamponuar disa kontakte të saj të afërta në punë.
(BalkanWeb)
