Përfshirja e drejtpërdrejtë e Belgjikës, anëtare e NATO-s, në një luftë është diçka që duket surreale. E megjithatë, gjatë një vizite te ushtarët belgë të dislokuar në Rumani, shefi belg i mbrojtjes, Michel Hofman paralajmëroi për rrezikun e mundshëm të konfliktit me Rusinë.

“Është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini”, tha ai.

Sot, sipas Michel Hfman, kreut të Mbrojtjes së Belgjikës, “ne kemi arsye për t’u shqetësuar”.

“Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj”, deklaroi ai për mediumin VRT.

Ideja e një Belgjike në luftë nuk duket më aq e largët, shkruan La Dernière Heure. Michel Hofman saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Shefi belg i Mbrojtjes nuk e përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: Europa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb