Kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin gjatë Asamblesë së Përgjithshme të PS të ironizojë me skualifikimin nga anëtarësia në Pogradec të Klevis Ballit, ish- deputetit të PD.

Rama theksoi se e përmendi Klevis Balliun për inerci duke folur për prurjet në universitete. Por këtë rast, theksoi se nuk po e besonte kur disa demokratë të Pogradecit kërkonin drejtësi për djalin e Fahri Balliut tek ‘’Platforma e bashkëqeverisjes’’.

 

”Po të shkojmë përtej, a është më i drejtë sot sistemi i rekrutimit të njerëzve që shkojnë në shkollë të të rinjve? Që studiojnë, që duan të bëhen mjekë, infermierë, a është më i drejtë?

A është sot më e rëndësishme, se sa vleje, apo është njësoj si dje kur për t’u bërë infermiere duhet të merrje kartonin kuqebardhë të ndërmarrjes së Ilirit e Monikës. Pavarësisht nëse i bie gozhdës e patkoit, se gjilpërës harroje.

Sigurisht që sot kush studion për mjekësi e infermieri e ka rrugën të hapur nëse është më i zoti a e zonja që këta mbrapa në garë, dhe askush s’futet dot të bëjë xhonglime e kapërcime.

Ju vinin nga gjithë Shqipëria, si bëheshin infermierët. Si mbusheshin radhët e bluzave të bardha me tesera partie. Por derisa u pa që nuk është fuqia e deputetit, teksa sa u futën në punë falë partisë.

Kështu që ky është fakt. Po mësuesit sot, janë më të mbrojtur, janë njësoj si dje që ishin mish për top? Që i lëviznin sipas interesave të partive dhe të pushtetit. Dhe jo vetëm për t’i çuar mësuesit në mitingje dhe për t’i hedhur si lecka rrugëve.  Dhe për t’i zënë vendin dikush që i zinte vendin me lekë, me tesera me porosi. Mësuesit hyjnë vetë me meritë. Po studentët, ata që bëhen mjekë, infermierë, ata që trokasin në dyer të ndryshme, si hynë në Universitet? Hyn dot më se jam djali i Fahriut? E përmenda për inerci se nuk është dita.

Imagjinoni nuk e besoja që disa demokratë në Pogradec shkruanin tek platforma e bashkëqeverisjes.

Kërkonin drejtësi për djalin e Fahriut. Apo nipi i Saliut, dhe mbesa e Monikës. Nuk ka rëndësi se sa lekë ke. Kështu është në të gjithë fushat. Si është sot Shqipëria, më e drejtë apo siç ishte. Që kur lindin, nga barku i nënës mbetej në ato zyrat e pushtetit vendor. Disa e devijonin, po ishin 50 mijë lekë të vjetra, sa i shte bonusi nga Bashkia e Tiranës shumë vite më parë. 400 mijë lekë, 800 mijë lekë, 1 milion e 200 mijë lekë sot. E merr çekun në maternitet dhe lekët në bankë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb