PRISHTINË 

Këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu ka sjellë një këngë të re.

Kënga më e re e tij mban emrin “Për dashurinë” dhe i dedikohet pikërisht dashurisë.

Projekti muzikor është dizenjuar mjaft mirë edhe vizualisht, ndërsa këngëtari vjen me pamje të mahnitshme.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar kompozitori Pirro Çako, kurse për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Producent ekzekutiv i kësaj kënge është moderatori dhe ish-aktori, Shpëtim Desku. Kënga është publikuar tashmë në “You Tube”.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb