Gjatë interpelanëcs në Kuvend, ministri Sandër Lleshaj dhe deputeti Lefter Maliqi kanë debatuar me njëri-tjetrin duke kujtuar edhe kohët e vjetra kur ky i fundit ishte polic.

Lleshaj theksoi se Lefter Maliqi ka shërbyer pak kohë në Rrëshen në mënyrë të palavdishme dhe uron që mos i dalin historitë pasi do i frenonin deputetin edhe daljen para foltores në Kuved.

Po ashtu ministri tha se Maliqi mund të bëjë edhe vettingun në polici si ish=punonjës për të treguar pse është larguar nga Policia dy herë.

Nga ana tjetër edhe Maliqi ka qenë akuzues në përgjigjie duke theksuar se në Mirditë ka arrestuar një kriminel që sot është me burgim të përjetshëm, teksa shtoi se Lleshaj u ka dhënë reparte ushtarake duke i privatizuar vëllezërve të tij si dhe i kujtoi një vilë në Lalëz.

DEBATI NË KUVEND

SANDËR LLESHAJ: Dola këtu dhe lexova në respekt të atyre që dëgjojnë. E ndjej shenjë përgjegjësie jo se kam harruar të flas. Ndërhyrjen e dytë u mundova të shënoj ndonjë gjë, je aq kreativ sa që nuk kapesh dot. Nga makina tek kanabisi, tek Rrësheni.

Meqë ma përmende Rrëshenin, ke shërbyer ca kohë aty, të palavdishme. Historitë e Rrëshenit mos bëhen publike se do ju frenojnë aty.

Ti ke një fat të madh. Një vetting gratis, për ish-punonjësit e policisë, dhe mund të certifikohen se kush kanë qenë. Bëj vetting që t’u thuash shqiptarëve pse je larguar dy herë nga Policia.

Për të bërë hartime e fantazi mund të dalë kushdo, shifrat janë ato që ju përmenda.

Do them kaq, shifrat i ke të shkruara për të qenë të verifikueshme. Fjalët i merr era.

LEFTER MALIQI: Një me syze nuk e mposht dot atë që ka syrin pishë. Në Mirditë jamë kërcënuar nga Agim Pepaj, dhe e kam arrestuar. Agim Pepa që vrau Alushin dhe është sot me burgim të përjetshëm.

Jam larguar dy herë, në 2005 sepse ju futa politikës. I bie të dyja shkresat. S’do merrem me rezultatet. Jeni mirë, rrini urtë, ishalla ju mbajnë. Nuk po merrem me ato të tuat që i ke dhënë vëllezërve të tu tre reparte ushtarake dhe vilë në Lalëz.

Me ato përrallat tënde, madje ai Agim Pepaj të ka marrë peng ndonjë makinë. Uroj mos kesh fatin e Tahirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb