Ernest Muçi nuk do të largohet nga Tirana pavarësisht peformancës së shkëlqyer në sezonin e kaluar si dhe në kualifikueset e Champions dhe Europa League.
KF Tirana njofton se ka rinovuar me talentin e saj dhe se sezonin e ri 19-vjeçari do të vijojë të furnizojë sulmin për të mbrojtur titullin kampion.
Më në fund lojtari dhe presidenca e ekipit kanë gjetur gjuhën e përbashkët pasi këtë verë u përfol shumë se Muçi me të gjitha gjasat mund të largohej jashtë vendit.
NJOFTIMI NGA KF TIRANA
Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.
Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës. #identitetiTirona
(BalkanWeb)