BULARAT

Dy vite më parë Shqipëria dhe Greqia për disa orë qëndronin në ankth teksa në Bularat një ekstremist grek, Konstandinos Kacifas teksa kremtohej Festa Kombëtare e ‘Jo’-së hapte zjarr me armë ndaj policisë shqiptare.

Sot familjarët nuk e kanë harruar ende atë ditë teksa së bashku me zv/ministrin e jashtëm grek, Kostas Vlasis i kanë çuar lule tek varri.  Pas disa orvatjesh me armë zjarri, Kacifas u vra nga RENEA teksa bënte rezistencë teksa ngjarja shkundi jo pak marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit tek varri i Kacifas kanë shkuar më pak njerëz teksa familjarët e tyre për mediat greke kanë kërkuar shpesh drejtësi, ndërkohë që autoritetet shqiptare vijojnë hetimet prej 2 vitesh.

Ndërkohë edhe sot Festa e ”Jo”-së është kremtuar si çdo vit në Bularat teksa asaj i janë bashkuar edhe figura nga politika dhe institucionet shqiptare, si deputetja Artemisa Malo, zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Manushaqe Shehu si dhe prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb