Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka kërkuar që ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj të japë dorëheqjen nga posti, pas publikimit të ngjarjes, ku bashkëshorti i saj Andri Ibrahimaj kishte goditur me gozhdë në brinjë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

“Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet”, u shpreh deputeti i PD në Komisionin e Ligjeve, duke shtuar se “është e paimagjinueshme që të mos kemi arrestim dhe ngjarja të mbahet e fshehtë për muaj me radhë”.

Salianji ka kërkuar që ngjarja të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, teksa iu ka thënë socialistëve që “mund t’ju vijë edhe ju dita që ndaj jush të ngulet ndonjë gozhdë”.

Ervin Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për t’i kërkuar për t’i dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush.

Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: