Teksa sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se shpallja e procesit të numërimit si proces manipulimi nga Trump, është e paprecedent.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi pohoi se rezultati i zgjedhjeve do të jete një proces shterues dhe do të kalojë në betejë gjykatash dhe avokatësh.
“Në Amerikë është kthyer në sfidë procesi i ndryshimit të pushtetit. Kjo masë votash e krahësuar me totalin e votave të 2016 është e stërmadhe. Është lum i madh votash. Është e pakuptueshme që presidenti amerikan pa dhënë asnjë provë të verifikueshme, procesin e numërimit e ka shpallur si një proces manipulimi. Trump do një fitore të ditës së sotme, kjo është e paprecedent. Sot kanë votuar më së shumti republikanë dhe në distancë kohore demokratë. E dyta që është luajtur shumë është loja me postën, që votat paraprake t’i sjellë me postë. Rezultati do të kalojë në gjykata”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)