Shifra në rritje të rasteve me koronavirus në vendin tonë bëri që ministria e Shëndetësisë të hapte COVID3. Pavarësisht se u tha se në këtë spital do të trajtoheshin të sëmurët në gjendje të lehtë shëndetësore, gazetari Erjon raporton një detaj krejt të kundërtën.

Në një lidhje direkte nga Infektivi, Skëndaj tha se tashmë në spitalin COVID3 janë të shtruar 30 persona, 2 prej të cilëve të intubuar. Ndërkohë, gjendja në spitalin Infektiv është e rënduar për shkak të fluksit të madh të urgjencave.

Sipas Skëndajt përgjatë paradites, deri në orën 15:00 ka pasur 15 urgjenca, ndërsa pas kësaj ore numri në total i tyre ka shkuar në 25.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: