DURRËS
Rama ka inspektuar shkollën e parë të sapohapur prej procesit të Rindërtimit, ”Shaqe Mazreku” e cila ka pritur për herë të parë nxënësit pas shembjes prej tërmetit të nëntorit të 2019.
Kjo është shkolla e parë nga 137 që do të rindërtohen, teksa Rama sot ka shkuar për të vizituar nxënësit dhe mësuesit.
Gjithashtu ai nuk ka ”harruar” pasionin e vjetër basketbollin, duke realizuar një kosh tek fusha e re e shkollës, edhe pse me vështirësi.
(BalkanWeb)