Kylie Jenner është pjesëtarja e parë e familjes Kardashian që tejkalon shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Këtë shifër rekord 23 vjeçarja e ka arritur mbrëmë.
Kylie ka konkurrencë të madhe në familje pasi motrat e saj janë po ashtu shumë të famshme dhe me shumë ndjekës.
Kendall pason Kylien me 141 milionë ndjekës, Khloé Kardashian me 122 milionë dhe Kourtney Kardashian me 103 milionë.