Deputeti Kujtim Gjuzi bëri thirrje në Kuvend për krijimin e një qeveri tranzitore, që sipas tij, do t’i ofronte vendit zgjedhje të ndershme.
Në fjalën e tij në seancë, deputeti Gjuzi paralajmëroi politikanët, duke thënë se loja e tyre e pisët do të mbarojë.
“Gjithë kjo lojë e pisët e juaja do të mbarojë. Vetëm një qeveri tranzitore me akademikë që të mos vjedhë zgjedhjet mund ta çojë vendin përpara, ndryshe kjo është një hajdutëri, pjesë e drogës, e kontrabandimit të qenieve njerëzore”, tha Gjuzi.
(BalkanWeb)