Pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj pasi humbi betejën me koronavirusin, vjen një mesazh ngushëllimi nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat shprehu ngushëllime për familjarët e ish-zyrtarit të PD-së, ndërsa vlerësoi kontributin e çmuar të Arifajt.

MESAZHI I BASHËS
Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij. Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!

02c7389c Abcf 47e7 8008 7f6f86a376ad
02c7389c Abcf 47e7 8008 7f6f86a376ad

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: