Dëmtimi i Ansu Fati detyron Barcelonën të futet me çdo kusht në merkato për të gjetur një zëvendësues. Pavarësisht krizës së madhe financiare që ndodhen, trajnerit Koeman i duhet një alternative cilësore, në janar janë të paktë okazionet, njëri prej tyre është padyshim Memphis Depay. Sulmuesi holandez është në skandencë të kontratës me Lion dhe francezët janë të detyruar ta shesin në janar për të mos e humbur në fund të sezonit me parametra zero.
Vetë Depay po bën gjithçka për tu bashkuar me Koeman, së fundmi është kapur edhe me tifozët e Lion duke reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Do të më vlerësoni më shumë kur të jem larguar”, shkruan Depay duke shtuar edhe më shumë zërat që flasin për një kalim në Barcelonë gjatë merkatos së janarit.
(BalkanWeb)