Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka postuar foto nostalgjike në ditën e krijimit të PD.

Sot PD mbush plot 30 vjet nga krijimi i saj si parti, teksa Shehu thotë se edhe sot ajo është e vetmja shpresë.

Sipas Shehut, ende dhe sot misioni i PD është i njëjtë dhe po aq aktual sa në ditën e krijimi të saj, teksa shton i bindur se Basha do përmbushë pritshmëritë e mëdha të shqiptarëve.

 

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Si sot 30 vite-PD kthesa e madhe ne historine kombetare!

PD-shpresa e vetme dhe sot mbas 30 vitesh!

Lindja e PD pak dite mbas shperthimit te levizjes studentore perben jo thjesht krijimin e nje partie, por momentin e ndryshimit historik shqiptar.

Themelimi i PD shenon lindjen e pare te pluralizmit ne historine tone, te demokracise perendimore ne vendin tone.

PD qe diten qe u krijua nga shtrati studentor ishte e qarte ne idete e aspiratat e saj, ne drejtimin qe do t’i ipte zhvillimeve te metejshme te vendit.

Ajo me programin e saj u rendit nder forcat politike me europeiste, pro amerikane,  integruese ne BE e per antaresim ne NATO, qe u krijuan atehere ne vendet ish komuniste.

Prandaj dhe Shqiperia shume shpejt me Qeverine e PD firmosi mareveshjen e pare te saj me BE, hyri e para nder vendet ish komuniste ne NATO nepermjet “Partneritetit per Paqe”, lidhi maredhenie shume te ngushte me ShBA.

Keshtu PD ndryshoi rrjedhen e ecurise shqiptare duke e vendosur ate jo vetem ne hapesirat demokratike, te ekonomise se tregut, por dhe duke e kthyer mbas qindra vite largimi ne familjen tone natyrale Europiane e Perendimore.

Dhe Shqiperia sot perseri e futur ne “dilemat e historise”, ka nevoje absolute te rikthehet ne ato “rryma”, ndryshe askush nuk mund ta parashikoje se cfare te pa pritura tragjike do na rezervoje e ardhmja, se sa larg mund te degdisemi diku ne Lindje, se deri ku do te na coje per te keqen tone autokracia ne forcim.

Pra misioni i PD eshte dhe mbas 30 vitesh aktual e jetik!

Urimet me te mira te gjitheve ne kete dite historike, pa dyshim duke filluar nga inspiruesi e drejtuesi yne ne realizimet tona, miku im Sali Berisha!

Urime Z.Basha, i sigurte per realizimin prej tij te pritshmerive te medha, qe shqiptaret tashme kane vendosur mbi ate!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb