Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me vrasjen nga policia të Klodian Rashës dhe protestat për këtë ngjarje të rëndë.
Soreca shprehet se mendimet shkojnë për familjen e të riut, duke shtuar se dhuna nuk është zgjidhje.
Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:
Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës.
Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.
(d.xh/ Balkanweb)