BalkanWeb siguron momentin kur Policia shoqëron 4 anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani u shoqëruan mbrëmjen e djeshme dhe u çuan në komisariatin nr.1 Tiranë.
Ata dyshohet se janë shoqëruar pasi një prej tyre tentoi të thyejë kordonin policor tek pedonalja e Tiranës afër Ministrisë së Brendshme.
(BalkanWeb)