Mediet kroate kanë publikuar pamje të reja dramatike nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, ndërsa raportojnë se dyshohet për të vdekur. Deri tani flitet se mes viktimave është një fëmijë, ndërsa dëgjohen britmat dhe thirrjet për ndihmë të njerëzve nën rrënoja.

Epiqendra e tërmetit ishte Petrinja, por lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Tërmeti u ndje edhe në Serbi. EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: