Maurizio Sarri është gati të nisë një aventurë të re në stol pas largimit nga Lazio. Sipas asaj që shkruhet nga TuttoMercatoWeb.com, ka shumë opsione për t’u shqyrtuar, përveç Torinos që  e shikon si hipotezë, është mbi të gjitha Premier League ajo që po “tundon” trajnerin.

West Ham dhe Newcastle janë alternativa të mira, me “Magpies” që mbeten në pole position. Në fakt, duket se pronarët arabë të Neëcastle i kanë paraqitur një ofertë shumë të rëndësishme trajnerit toskan, i cili po mendon seriozisht të pranojë propozimin. Kalimi i Sarrit në elitën angleze duket ide interesante, për vetë faktin se ka drejtuar më parë një ekip si Chelsea.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb