TIRANË
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka postuar në instagram një video teksa diskuton për programin politik të partisë që ajo drejton për zgjedhjet e 25 prillit.
‘Diskutim për programin e LSI që e kthen Shqipërinë në shtëpi me punë, kosto të ulët jetese dhe arsim cilësor’, – shkruan Kryemadhi në video.
Teksa shihet që po diskuton me ish-ministrin Edmond Haxhinasto dhe nënkryetarin e kësaj force politike, Petrit Vasili.
(BalkanWeb)